Doli hapur me të dashurin homoseksual, këngëtari i njohur thotë se dëshiron të ketë fëmijë (Foto)
Këngëtari i njohur britanik Sam Smith muaj më parë soli hapur me të dashurin e tij Brandon Flynn.
Ata të dy u shfaqën për herë të parë bashkë në publik rrugëve të New Yokut, në fillim të tetorit teksa shkëmbenin puthje.
Sam Smith me të dashurin Brandon Flynn
Në një intervistë për The Sun, Sam tregoi aspiratat që ka për të ardhmen e tij, duke përmendur faktin se dëshiron të krijojë familje.
Ai ka nënvizuar faktin se nuk ka rëndësi nëse do ta adoptojë apo një nënë surrogate (zëvendësuese) do të lind fëmijën e tij, rëndësi ka që ai ta ketë.
Sam Smith (Getty Images)
“Mendoj se do i bëj të dyja. Kur isha në kampet e Irakut, më lindi dëshira për të adoptuar”, është shprehur Sam Smith. /Telegrafi/





