Kosova – Izraeli: Ky është favoriti sipas bastoreve
Kosova u21 sot nga ora 19-00 do të takohet në stadiumin “Adem Jashari ” me reprezentacionin e Izraelit.
Reprezentacioni i Kosovës i cili bënë pjesë në grupin e pestë deri me tani nga katër ndeshje të zhvilluara ka mbledhur gjithësejtë 6 pikë shkruan Gazeta Blic
Ndërkohë Izraeli deri me tani ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka vetëm katër pikë të mbledhura.
Bastoret e njohura sportive në botë e shohin pothuajse si të barabartë këtë ndeshje e cila zhvillohet në Mitrovicë sonte.
Fitorja eventuale e Kosovës e ka koeficientin 3.00, fitorja eventuale e Izraelit ka koeficientin 2.37 dhe ndeshja që të del barazim koeficienti është 3.29.
Kujtojmë që lider në këtë grup është Kombëtarja e Iralandës e cila ka grumbulluar deri me tani 10 pikë./Gazetablic.com




