Blerona “çmend” komentuesit në Instagram (Foto)
Në një nga fotot e fundit të postuara në rrjete sociale, prezantuesja Blerona Zeqiri ka dalë dukshëm më e dobët, por edhe dukshëm më me stil, shkruan kosovarja.
Në foton me këmishë të kuqe me katrore, ajo ka shpalosur një linja më të mirë, përmes një poze atraktive, që e bënë të duket elegante.

Poshtë fotos, kanë vërshuar një mori komentesh, të lëshuara kryesisht nga gjinia mashkullore. Të gjithë e komplimentojnë e i thonë se është e mrekullueshme, shkruan “Kosovarja”.
Ju, mund ta mendoni sa të doni të kundërtën, ama Bleronën po e pëlqejnë, së paku në këtë foto.





