Kjo është kërkesa më e çuditshme që Besi ka për presidentin Meta, bëhet fjalë për Ijen e tij

Kjo është kërkesa më e çuditshme që Besi ka për presidentin Meta, bëhet fjalë për Ijen e tij

Atë mund ta quajmë pa më të voglin dyshim: gjyshja më e famshme në Shqipëri.

Besojmë se kaq ju mjafton për të kuptuar që bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku. Që në moshë të re e ka ëndërruar famën, e me kalimin e viteve kjo dëshirë, kishte mbetur diku strukur brenda saj, derisa një ditë, nipi që e rriti me shumë mundime, ia bën ëndrrën realitet.

Sot nuk besojmë se ka njeri që nuk e njeh Ijen, por teksa fama e saj nuk “po njeh kufij“, Besi ka plane të tjera për të. Aktori i humori së bashku me presidentin Meta kanë bashkuar forcat për një projekt human në ndihmë të fëmijëve jetim. Këtë lajm të mirë na e bëri të ditur vetë presidenti Meta nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Në presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetim“, shkruante Meta. Këtë postim, Besi e ka shpërndarë në Instagram, po i ka bërë dhe një kërkesë Metës: ta bëjë Ijen “Zonjë të Parë“.

“Meqe vendi i zonjes pare eshte akoma vakant, a mund ta zere Ija ime me part time? Hahahaha”, shkruan Besi.

Shpërndaje në: