Drenusha, vogëlushja të cilës serbët gjatë luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën (Video)

Drenusha, vogëlushja të cilës serbët gjatë luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën (Video)

 

 Lufta në Kosovë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshmeve, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët.

Ndër krimet më makabre ishte edhe rasti i vogëlushes me emrin Drenusha Gashi të cilës serbët fillimisht ia vranë nënën dhe vëllanë dhe pastaj ia kishin prerë njërën dorë, transmeton InfoPress.

Mirëpo Drenusha e vogël arriti t’i shpëtojë këtij krimi të tmerrshëm.

Në pamjet e realizuara më 23 maj të vitit 1999 Drenusha shihet shëndoshë e mirë në Austri ku ishte trajtuar nga mjekët e atjeshëm.

Shpërndaje në: