Çka po ndodh në mes të Morenës dhe Bleros? Ky i fundit fshin edhe duetin që e kishin bashkë

Çka po ndodh në mes të Morenës dhe Bleros? Ky i fundit fshin edhe duetin që e kishin bashkë

Para disa ditësh këngëtari Blero Muharremi publikoi duetin me Albulena Ukajn, por, më pas e fshiu klipin për disa arsye personale të tij.

Më pas ai këtë këngë e solli në versionin solo, duke zëvëndësuar pjesët e Albulenës, shkruan lajmi.

E një fat të tillë, siç duket e ka pasur edhe projekti me Morenën ‘My Love’. Nëse kërkohet në Youtube klipi origjinal i kësaj kënge nuk gjendet, duke lënë përshtypje se Blero, ose Morena e kanë fshirë këtë këngë e cila gjendet vetëm në Dailymotion!

Po ashtu, dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nga kjo kuptohet se ata nuk kanë kontakt mes tyre.

Se çka ka ndodhur në raportin Muharremi-Taraku, e dinë personat në fjalë!

Kujtojmë që Morena vite më parë ishte bërë temë e medieve rozë si shkaktare e ndarjes së Bleros dhe Teutës.

 

 

Shpërndaje në: