Guardiola: Ky është futbollisti që e dua më së shumti te City
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se futbollisti që e do më së shumti në skuadrën e tij është sulmuesi Sergio Aguero.
45-vjeçari pret se argjentinasi do të ngritet edhe më shumë në formë dhe do të shënojë shumë gola.
“Sigurisht se një sulmues ka për të shënuar gola. Unë jam i lumtur edhe me Kelechi Ihenacho. Por, nga të gjithë lojtarët, unë e dua më së shumti Sergio Agueron. Por, unë dua më shumë nga ai, pasi ai mund të bëjë më shumë dhe shumë më tepër”, deklaroi Guardiola. /Periskopi.com



