Vokrri: Kroatët do t’i presim si vëllezër
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për përballjen e madhe të 6 tetorit kundër Kroacisë.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’, dhe Vokrri pohon se kroatët do të priten si vëllezër, pasi jemi shtete mike.
“Të gjithë po e presim, do të jetë ditë historike për ne. Më bëhet qejfi që Kroacia është kundërshtar në debutimin tonë si vendës. Do të jetë shumë emotive, pa marrë parasysh që do të luajmë në Shqipëri”, tha Vokrri.
“Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, shumë të afërta, për të mos thënë vëllazërore. Ashtu do të priten kroatët, me të gjitha nderimit si vëllezër. Asgjë nuk do t’iu mungojë. Kurse në fushë do të mundohemi t’iu shkaktojmë problem, por nuk është e lehtë”, shtoi ai. /Periskopi.com



