Rita Ora për revistën e njohur: Mos harroni origjinë time, jam me refugjatët
Rita Ora na ka bërë edhe njëherë të jemi krenarë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera” për të folur mbi spektaklin e famshëm të cilin do të drejtojë, “MTV EMA 2017”.
“Kjo është një mundësi që vjen vetëm njëherë në jetë dhe ndihem e privilegjuar.” – ka thënë Rita. Spektakli do të mbahet në Wembley Arena, qytetin ku këngëtarja dhe prindërit e saj emigruan vite më parë.
“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët.” – është shprehur 26-vjeçarja gjatë intervistës.




