Allegri: Ja pse Pjaca nuk mund të bëhet si Morata
Kroati kishte deklaruar se dëshironte të bëhej si sulmuesi spanjoll, i cili u rikthye te Real Madrid në verën e fundit, por Allegri beson se Morata është i një niveli më të lartë, për shkak se ka luajtur prej kohësh në Ligën e Kampionëve dhe ka pasur bashkëlojtar si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, gjë të cilën kroati nuk e ka pasur.
“Ai është një lojtar i ri që vjen nga Dinamo Zagreb”, deklaroi Allegri.
“Ai ishte duke luajtur në një kampionat me jo shumë përkujdesje taktike, ndërsa Morata ka ardhur nga një kontekst krejtësisht ndryshe”.
“Ai ka luajtur për Real Madridin. Ai mori përvojë në Ligën e Kampionëve dhe është stërvitur me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos”, përfundoi Allegri. /Periskopi.com



