Conte beson se Guardiola e ka lehtë te City
Manchester City është lider në Premier Ligë me 15 pikë pas pesë javësh.
Dhe, italiani thotë se trajneri katalunas e ka të lehtë punën te skuadra nga Etihad Stadium, për shkak se ka lojtarë që janë prej kohësh kanë qenë të përshtatur me filozofinë e tij të lojës.
“Mendoj se Manchester City janë duke luajtur futboll të ngjashëm me atë që luanin në të kaluarën”, deklaroi Conte.
“Ju duhet të shikoni se cilën taktikë të përdorni në ato situata. Te City kjo nuk ndodh për shkak se drejtuesit e futbollit janë spanjoll dhe blenë shumë lojtarë që kanë punuar nën këtë ide të futbollit dhe nën këto taktika. Mendoj se kjo është më e lehtë për lojtarët që të marrin ato ide të lojës”. /Periskopi.com



