Perez me blerje qindra milionëshe: Këta janë dy futbollistët
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka thënë klubi i tij nuk do të qëndrojë duarkryq.
Sipas tij duket se një blerje e madhe prej qindra milionshe do të ndodhë së shpejti në Bernabeu.
“Nëse duhet të ndërhyjmë në merkato, atëherë do të sjellim në “Santiago Bernabeu” më të mirin, duke zgjedhur mes të rinjve më të fortë në botë”, ka thënë Perez, pa përmendur emra konkretë.
Sipas “Marca” mesfushori i Flamengos, 17 vjeçari Vinicius, mund të jetë kjo blerje gjigante në Real Madrid, në merkaton e ardhshme.
“Do të bëjmë një blerje që kap shifrën e 200 milionë euro”, u shpreh Perez, por një shumë kaq e madhe mund të thotë edhe blerje e Mbappe apo Neymar”.



