Kombëtarja e Letonisë të mahnitur nga mikpritja në Kosovë
Më të ateruar në Kosovë, në faqen e Federatës së tyre, ka ardhur përshëndetja për nikoqirët në gjuhën shqipe: Mirëmbrëma Kosovë!.
E gjatë ditës së sotme, futbollistët letonezë janë shëtitur në sheshin ‘Nënë Terezë’ në Prishtinë.
Në njoftimin e faqes së tyre në Facebook, ata kanë përshkruar këtë shëtitje, ku janë pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Kosovës, gjë e cila i ka kënaqur.
Ndeshja mes Kosovës dhe Letonisë luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 19:30.








