Edhe Kroacia kualifikohet në Kampionatin Botëror Rusia 2018

Edhe Kroacia kualifikohet në Kampionatin Botëror Rusia 2018

Kroacia është kombëtarja e radhës që ka siguruar një vend në botërorin e Rusisë.

Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Piraues, Kroacia ka arritur një barazim pa gola (0-0) ndaj vendasve të Greqisë, për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Rusia 2018’.

Ndeshjen e parë në shtëpi, Kroacia e kishte fituar me rezultat të thellë 4:1.

Sonte po ashtu, Kampionatin Botëror e siguroi edhe Zvicra, që eliminoi Irlandën e Veriut.

Shpërndaje në: