Ish e dashura e Getit, Hana Shehu me vello të dizajnerit të famshëm libanez
Të shtunën që lamë pas modelja dhe prezantuesja kosovare, Hana Shehu kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj, Shkumbin Nokën.
Çifti erdhi nga Amerika për ta bërë dasmën mes miqsh në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Hana sigurisht që ishte mbretëresha e mbrëmjes, ndërsa u konsiderua si një nga nuset më të bukura. Ajo shkëlqeu në dy fustana nusërie. Ndërsa imazhe nga kjo natë ajo po vazhdon të postoi në rrjetin social Instagram.
Vello e parë të cilën e pati veshur Hana ishte më të vërtetë e mrekullueshme e dizajnuar deri në detajet e fundit.
Kjo vello është e dizajnuar nga kreatori libanez Zuhair Murad, kreacionet e të cilit janë të famshme dhe madje të preferuara nga shumë yje hollivuadiane.





