E dini çfarë ndodhi herën e fundit që Kosova zhvilloi një ndeshje në shtëpi?

E dini çfarë ndodhi herën e fundit që Kosova zhvilloi një ndeshje në shtëpi?
Hera e fundit që Kosova ka luajtur një ndeshje në shtëpi, ishte ajo e para dy viteve, ku me datën 13 nëntor, luajti me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila veç kishte siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2016.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte me fillim nga ora 19:30, zhvillon miqësoren e dytë që pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ndaj Kombëtares së Letonisë.

Miqësorja mes Kosovës dhe Letonisë, do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, në stadiumin që ka bërë historinë në vitin 2014, ku përfaqësuesja jonë zhvilloi miqësoren e parë nën lejen e FIFA-s ndaj Haitit.

Ndeshja me Letoninë është e veçantë si për Përfaqësuesen e Kosovës, e po ashtu edhe për lojtarët, një pjesë e të cilëve për të parën herë zhvillojnë një ndeshje në vendin e tyre.

Hera e fundit që Kosova ka luajtur një ndeshje në shtëpi, ishte ajo e para dy viteve, ku me datën 13 nëntor, luajti me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila veç kishte siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2016.

Kjo miqësore vëllazërore, kishte sjellë festë, dhe aspak rivalitet, ku festohej kualifikimi i Shqipërisë në ‘Euro 2016’, dhe pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ishte një nga ato ndeshjet që rrallë përjetohen, ku golat festoheshin pavarësisht se nga shënoheshin.

Në atë miqësore nëntori që kishte përfunduar 2:2, e cila u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, kishte raportime se në stadium gjendeshin më shumë se 25 mijë tifozë, numër rekord ky për futbollin kosovar që nga pas lufta.

Sa shumë ndryshime kanë ndodhur te Kosova që nga miqësorja me Shqipërinë, e tregon formacioni startues i trajnerit Albert Bunjaki.

Kosova: Samir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Bersant Celina.

Dy vite pas asaj miqësore, Kosova rikthehet të luaj në shtëpi, tani me një kundërshtar më të lehtë në letër, Letoninë.

Se sa do të jetë numri i tifozëve në stadium në këtë miqësore, mbetet të shihet.

Shpërndaje në: