Bën shaka në YouTube: Poseduesit e shpojnë iPhone 7 për të futur dëgjueset

Bën shaka në YouTube: Poseduesit e shpojnë iPhone 7 për të futur dëgjueset

Smartfoni më i ri i Apple, nuk ka portin e dëgjueseve, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tyre, pasi gjiganti teknologjik ka sugjeruar klientët e tyre që të investojnë në pajisje me wireless.

Udhëzuesi mizor, por qesharak ka sugjeruar përdoruesit e iPhone që të përdorin turjelë për të shpuar një vrimë 3.5 melimetra larg portit karikues për të hapur portin e dëgjueseve, sepse funksionon shumë mirë, transmeton koha.net.

Kjo video është shikuar më shumë se 8 milionë herë, por derisa shumica e shikuesve nuk i kanë besuar, ka pasur të atillë që kanë provuar këtë “zbulim” dhe kanë shkatërruar iPhone 7 në mënyrë të pariparueshme.

Shpërndaje në: