Mata: Treguam se çka mund të bëjmë si skuadër
Skuadra nga Old Trafford mposhti kampionët me rezultat të thellë 4:0, ndërsa spanjolli beson se skuadra e tij dha një mesazh të qartë, duke u treguar kundërshtarëve se për çka janë të aftë të bëjnë.
“Sot kemi treguar se çka mund të bëjmë”, deklaroi Mata.
“Java e kaluar ishte e vështirë, por unë mendoj se ne jemi kthyer. Nëse ju luani për një klub si Manchester United dhe humbni një ose dy lojë, ju e dini se do të kritikoheni. Ne fituam dy ndeshje rresht dhe tani kemi edhe dy tjera para ndeshjeve ndërkombëtare”, përfundoi realizuesi i një goli në fitoren e sotme të United. /Periskopi.com



