Kur Dafina Zeqiri ishte pa stil dhe vishej me saten (Foto)
Konsiderohet si një nga këngëtaret më me stil, që tenton ta imponoj me të madhe modën amerikane, avangarde. Por, a ishte gjithmonë kaq “stylish” Dafina?
Në fillimet e saj, Dafina Zeqiri nuk dukej fare mirë. Kishte zë, talent, por nuk konsiderohej si e ardhmja e muzikës, pasi i mungonte stili, madje edhe pamja e jashtme.
U deshën një mori ndërhyrjesh që ajo të arrinte në piedestal e ta fitonte statusin që e gëzon sot, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja që tani jeton në Amerikë, e që po synon karrierë ndërkombëtare, po bënë përpjekje të vazhdueshme për ta gjetur vendin e saj në tregun e muzikës botërore, por deri më tani përpjekjet nuk po japin rezultat.
Dafina Zeqiri arriti të bashkëpunonte edhe me French Montana në këngën me titull “Four Season”, por suksesi i projektit ishte i zbehtë, shkruan “Kosovarja”.




