A e keni parë Anitën duke gatuar?
Bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj është e zonja me ushqimet tradicionale Anita Muçaj bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është njëra ndër moderatoret më të njohura e cila i prezanton lajmet qendrore në televizionin publik.
Në përditshmëri ajo shihet si një grua moderne e cila e frekuenton palestrën dhe kafiteritë e kryeqytetit, shkruan rtv21.
Por jo vetëm, bashkëshortja e kryeministrit duket se është e zonja edhe në kuzhinë. Në një fotografi të mëparshme ajo shihet duke gatuar kifle në kuzhinë. Kryeministri Haradinaj dhe moderatorja kanë tre fëmijë.




