Chelsea turpërohet nga Arsenali i shqiptarëve
Skuadra e Arsene Wengerit e filloi takimin fuqishëm duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 11 përmes Alexis Sanchezit. Golin e dytë e shënoi anglezi Theo Walcott në minutën e 14, kurse për golin e tretë u përkujdes Ozil, i cili shënoi nje gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë.
Ai shënoi në minutën e 40 pas asistimit nga Sanchez. Për Arsenalin u paraqitën edhe dyshja shqiptare Shkodran Mustafi e Granit Xhaka.
Me këtë fitore Arsenali zë vendin e tretë me 13 pikë, kurse Chelsea renditet në vendin e tetë me 10 pikë.



