Kevin Garnett, lamtumirë NBA pas 21 sezonesh
Kevin Garnett, tashmë 40 vjeçar, ka kaluar 13 vjet e 6 muaj të karrierës së tij në NBA pikërisht të Minnesota. Në vitin 1995 ai u zgjodh nga NBA në draftin e atij viti për t’u shndërruar në një nga basketbollistët më të mirë të këtij kampionati.
Garnett ka marrë pjesë në 15 ndeshje All Star Game dhe është i 17 në renditjen e NBA për numrin e pikëve të shënuara me 26071 të tillë. Ai është i nënti në historinë e NBA për topat në tabelë me 14667 dhe i 17 për sa u përket bllokimeve me 2037.
Kevin Garnett është i treti emër i rëndësishëm që i thotë lamtumirën NBA pas Kobe Bryant dhe Tim Duncan, duke bërë që një epokë e këtij kampionati të shkojë drejt fundit.



