Mc Kresha tregon haptas kë e përkrah për komunën e Mitrovicës (Foto)
Njësoj ka vepruar edhe reperi Mc Kresha i cili ka dalë publikisht në përkrahje të kandidates për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi.
Kresha madje ka qenë pjesë e kampanjës zgjedhore të Valdetes, ku në njërin nga sloganet e PDK-së për Valdeten, Kresha shihet i veshur me bluzë në të cilën është portreti i Valdetes dhe ka pozuar pranë saj.
Kujtojmë, që Valdete Idrizi është në balotazh me Agim Bahtirin nga radhët e AKR-së.




