Bleona merr pjesë në “AMA”, shikoni si zhvishet (Foto)
Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti është ndër të paktat artiste që arrin të marrë pjesë në eventet më prestigjioze botërore.
Mbrëmë u mbajt ceremonia e çmimeve “American Music Awards”, ku të ftuar ishin emrat më eminent nga bota e artit dhe muzikës, shkruan lajmi.
E pranishme ishte edhe Bleona Qereti e cila si çdo herë u shfaq atraktive në tapetin e kuq e veshur në të hirtë, veshje kjo nga Laurel DeWitt
Kujtojmë që në këtë event, mbrëmë ishte prezente edhe një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila u paraqit shumë elegante.
Paraqitja e Bleonës në “AMA” në vitin e kaluar ka qenë e komentuar edhe në mediet botërore, ngase ishte veshur tërësisht transparente.




