Vdes Jana Novotna, tenistja legjendare

Vdes Jana Novotna, tenistja legjendare

Jana Novotna, tenistja çeke që fitoi kampionatin për femra Wimbledon në vitin 1998, ka vdekur në moshën 49 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Shoqata e Grave Tenisere në një deklaratë për media ka bërë të ditur se Novotna ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Jana vdiq paqësisht e rrethuar nga familja e saj në Republikën Çeke në moshën 49 vjecare”.

Novotna ishte në kulmin e karrierës së saj në vitet 1990 duke fituar 24 tituj por suksesi i saj më i madh ishte fitorja e saj në SW19.

E mundur nga Martina Hingis në vitin 1997, Novotna këkroi “hakmarrjen” e saj një vit më vonë duke mundur zviceranen në gjysëmfinale e më pas edhe francezen Nathalie Tauziat.

Ajo arriti në finalen e Australian Open një herë dhe gjysmëfinalet e French Open dhe US Open dy herë, derisa ka gëzuar gjithashtu sukses të pabesueshëm në dyshe, duke fituar 12 tituj madhështorë.

 

Shpërndaje në: