Edhe pse shtatzënë, Zaimina bën edhe një ndërhyrje? (Foto)
Këngëtarja Zaimina Vasajari këto javë ka qenë shumë e përfolur në mediet rozë.
Pas lajmit për shtatzëninë e saj, këngëtarja u komentua për atë se a ka aq muaj sa kishte deklaruar, shkruan lajmi.net.
Që nga momenti kur kishte dhënë lajmin për shtatzëni, Zaimina është bërë shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe provokuese.
Së fundi, ajo publikoi disa imazhe në Insta-Story në të cilat u shfaq shumë më ndryshe, ajo që vërehej tek Zaimina ishte fakti që buzët i dukeshin më të fryra se herave të tjera.
Se a ka bërë Zaimina edhe një ndërhyrje në buzë mbetet të shihet në ditët në vazhdim, megjithatë fotografitë e mëposhtme shtojnë dyshimet se ajo ka fryrë përsëri buzë.






