Babai i prezantueses së njohur nuk arriti të bëhet kryetar komune

Babai i prezantueses së njohur nuk arriti të bëhet kryetar komune

Një ditë më parë u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend.

Balotazhi i djeshëm në Komunat e Kosovës, solli një rezultat të ngushtë mes kandidatëve për kryetar.

Një garë e tillë u zhvilluar edhe në Therandë mes dy kandidatëve, Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Por, garën për të parin e kësaj komune e fitoi Bali Muharremaj, transmeton Gazeta Express.

Për ju që nuk e keni ditur, Sali Asllanaj është babai i Diellza Asllanaj, prezantueses së njohur në RTK.

Kjo e fundit përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur babanë e saj.

“Njerez te mire te Suharekes,faleminderit qe i qendruat afer babit tim ne kete sfide,perkunder rezultatit perfundimtar.

U jemi mirenjohes perjetesisht per krejt mbeshtetjen dhe kontributin tuaj ne kete gare

Faleminderit 12,353 here”, kishte shkruar Diellza.

Kujtojmë se Diellza ishte pjesëmarrëse edhe në njërin nga edicionet e “Unë jam Top Model”.

Shpërndaje në: