Etiopiani Bekele fiton në maratonën e Berlinit

Etiopiani Bekele fiton në maratonën e Berlinit

 

Fituesi i shumëfishtë olimpik dhe kampioni botëror në garat 10 mijë metra vrapoi sot në Berlin duke shënuar kohën e dytë më të mirë në histori 2:03:03.

Me këtë Bekele ka përmirësuar për dy minuta rekordin e tij personal në Paris nga viti 2014.

Në maratonën e Berlinit, etiopiani arriti të kalojë rivalin e tij më të madh, kenianin 34-vjeçar Wilson Kipsang i cili përfundoi vetëm dhjetë sekonda pas tij.

Me kohën 2:03:13 Kipsang ka arritur rezultatin më të mirë të karrierës së tij. I treti në finish ishte keniani Evans Chebet (2:05:31).

Në konkurrencën e femrave etipianet fituan tre vendet e para.

Më e shpejta ishte Aberu Kebede (2:20:45), e dyta ishte Birhan Dibaba (2:23:58), dhe e treta Ruth Aga (2:24:41).

 

Shpërndaje në: