Pas katër disfatash, Hamburgu shkarkon trajnerin Bruno Labbadia
Drejtoria e klubit njoftoi sot se 50 vjeçari Labbadia dhe ndihmësit e tij ErdiEkipi i Bundesligës gjermane Hamburgu shkarkoi trajnerin Bruno Labbadia.nc Sozer dhe Bernard Trares janë shkarkuar nga detyra.
Në deklaratë thuhet se vendimi për shkarkimin e trajnerit u mor në mbledhjen e Bordit të Hamburgut, i cili u kryesua nga Dietmar Beiersdorfer.
Vendimi u soll dje pas humbjes së ndeshjes së kampionatit gjerman nga Bajern Mynihu.
Labbadia në krye të stafit të Hamburgut erdhi në prill të vitit të kaluar, ndërsa sezonin e kaluar përfundoi në vendin e dhjetë të tabelës në Bundesligë.
Edhe pse në sezonin e ri Hamburgu ka hyrë me ambicie dhe shpresa të mëdha se do të luftojë për një vend në garat evropiane, fillimi i sezonit me një barazim dhe katër humbje ka zhgënjyer udhëheqësinë dhe tifozët e këtij klubi të madh gjerman.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Hamburgu ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e Bundesligës.



