Adelina Ismaili takohet me Blerta Deliun, ka disa fjalë për të (Foto)

Adelina Ismaili takohet me Blerta Deliun, ka disa fjalë për të (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili këto ditë ka qenë ndër personazhet më të përfolur në media.

Ajo u rikthye këto ditë në Kosovë, për të performuar në një nga fushatat zgjedhore të LDK-së në Gjilan.

Adelina Ismaili ditë më parë u rikthye në Kosovë, ku performi në një nga fushatat zgjedhore të LDK-së në Gjilan

E njëjta deklaroi ditë më parë se nga muzika ka bërë një tërheqje, dhe se mbase e ardhmja do ta sjell atë si aktore.

Me të ardhur në Kosovës, Adelina ka shfrytëzuar rastin të takohet me miq të saj të shumtë, familjarë dhe kolegë e figura të njohura publike.

Një ndër personat me të cilët ajo ka pirë kafenë e fundit është deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Me këtë të fundit ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur pranë saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë, shkruante fjalë miradije për të.

“Disa njerëz na bëjnë të qeshim më shumë, të buzëqeshim më ndritshëm dhe të kemi jetën pak më të mirë. Blerta ime e bukur” (sic.), ka shkruar Adelina.

Kujtojmë që Ismaili ka qenë një përkrahëse e madhe e LDK-së, veçanërisht në kohën e presidentit Rugova, ndërsa për PDK-në ka pasur qëndrime të kundërta.

Por mesa duket, bindjet politike nuk kanë ndikuar që dyshja në fjalë të ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Shpërndaje në: