Fjalët prekëse të Gold AG për babanë e ndjerë
Nuk kalon ditë që ai nuk e kujton babanë e tij të ndjerë.
Reperi i njohur Gold AG së fundmi ka emocionuar të gjithë fansat e tij me një postim që ka bërë për babanë e tij,
Një orë më parë Goldi në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet te varri i babait.
“Krejt nëse m’harrojnë unë vi babë për ty”, ishin fjalët prekëse që kishte lënë Goldi sipër fotografisë.
Komente të shumta ngushëllimi kishin shkruar shokët e tij duke i thënë se do të jenë gjithmonë pranë Goldit.




