Koha kur Jose Mourinho iu tha Xabi Alonson dhe Sergio Ramos të ndeshkohen me të kuq (Foto/Video)
Liga e kampionëve është një kampionat mjaft prestigjioz, ku skuadrat mundohen që të arrijnë në dy vendet e para që dërgojnë ata në raundin tjetër, ose së paku në vendin e tretë që dërgon në Europa Ligë.
Por gjerat mund edhe të jenë kontraverse.
Me disa ekipe që e sigurojnë më herët kualifikimin në raundin tjetër, ata mundohen që të i “pastrojnë” lojtarët për ndeshjët e rradhës.
Për shembull nëse njëri ndër lojtarët kryesor rrezikon që të mungojë në ndeshjën e ardhshme, trajneri i thotë që të ndëshkohet për arsye që të jetë i pastër në 1/16 të ligës së kampionëve.
Është e menqur, por pak tinëzare.
Dje, Kevin De Bruyne u ndëshkua me karton të verdhë vetëm pak minuta para se të zëvendësohej nga Gabriel Jesus, transmeton Periskopi.

Dhe Uefa ka dënuar me 2 ndeshje mos lojë lojtarin e Real Madridit, Dani Carvajal, pasi ai u ndëshkua më qellim me karton të verdhë.
Por, kjo ndodhë shpesh herë. Më kontraversja ndodhi në vitin 2010 kur Mourinho ishte në krye të Real Madridit dha ata po luanin kundër Ajaxit në ndeshjen e parafundit të grupit.
Portugezi e urdhëroi Sergio Ramosin dhe Xabi Alonson që të ndëshkohen me të kuq. Ata u dënuan me nga 20 mijë euro, ndërsa u dënuan edhe Casillas dhe Dudekut që përcollen mesazhin, me nga 10 përkatësisht 5 mijë euro. /Periskopi
Kjo është videoja kur Mourinho i tha Dudekut që ky të i thotë Casillas dhe pastaj ai ta përcjellë mesazhin që Ramos dhe Alonso të ndëshkohen:



