Kosovë – Lituani: Dalin në shitje biletat
Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen basketbollistike Kosovë- Lituani.
Ndeshja do të zhvillohet nesër prej orës 19:00, në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Kjo është ndeshja e parë që do të jetë në kuadër të kualfikimeve për kupën e botës “China 2019”. Në grup me Kosovën dhe Lituanin janë edhe Polonia dhe Hungaria.
Biletat mund të i gjeni te NewBorn afër Pallatit të Rinisë. /Periskopi



