Tyson Fury shokon me kilet e tepërta që ka shtuar (Foto)
Ish kampioni i botës në boks, Tyson Fury ka filluar përgatitjet për t’u rikthyer në ring.
Fury është duke u bërë gati për rikthimin, pas dy viteve mungesë, transmeton Periskopi.
Gjatë kohës sa ishte jasht boksit, britaniku ka shtuar peshë në mënyrë të pakontrollueshme.

Ai së fundi ka trajnuar me ish boksierin profesionist të peshave të lehta, Ricky Hatton, me të cilin shpërndau edhe një fotografi.
“Në formën më të mirë ndonjëherë”, ishte përshkrimi ironik i fotografisë.
Fury pritet të rikthehet gjatë vitit 2018. /Periskopi



