Manaj: Nuk jam si Messi e Ronaldo
Anëtari i Kombëtares Shqiptare është i huazuar te skuadra në fjalë nga Interi, ndërsa po shkëlqen te skuadra e tij e re.
Ai madje shënoi dje golin e barazimit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Genoas, por thotë se skuadra e tij ka mundur të fitojë ndeshjen në fjalë.
“Kemi marrë një pikë nga një ndeshje në udhëtim dhe kjo nuk ishte e lehtë. Ne duhet të luajmë me shpirt në pjesën e dytë dhe duhet t’u dhurojmë fitore tifozëve”, deklaroi Manaj.
“Në klasifikim kemi fituar një pikë, por mund të fitonim edhe dy tjera, por megjithatë jemi të kënaqur”.
“Titullar? Jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam si Messi e Cristiano Ronaldo, të cilët e marrin topin dhe shënojnë gol të vetëm, kam nevojë për bashkëlojtarët”, përfundoi ai. /Periskopi.com



