Milani dhe Arsenali sigurojnë kualifikimin, Skënderbeu me gjasa minimale
Skënderbeu ka shënuar një fitore prej 3:2, kundër Dinamos së Kievit, në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Golat për korçarët i shënuan: Lilaj, James dhe Sowe, transmeton Periskopi.
Milani demoloi austriakët e Austria Vienës me rezultat 5:1. Për rossonerët shënuan Cutrone dhe Andre Silva nga dy herë dhe Rodriguez shënoi një herë.
Ndërkaq, Arsenal edhe pse humbi në Gjermani kundër Kolnit, ata arritën që të kualifikohen në rundin e ardhshëm të Ligës së Evropës. /Periskopi



