Njoftim i rëndësishëm për ndeshjen Ukrainë-Kosovë

Njoftim i rëndësishëm për ndeshjen Ukrainë-Kosovë

Federata e Futbollit të Ukrainës ka njoftuar se ndeshja ndaj Kosovës e cila zhvillohet më 9 tetor në Poloni, do të zhvillohet me praninë e tifozëve në stadium.

Ditë më parë shumë media raportuan se përballja në fjalë mund të zhvillohej pa praninë e tifozëve në stadium, por një gjë të tillë e kanë mohuar ukrainasit.

“Një numër i madh i mediave kanë shpërndarë informacion se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës më 9 tetor do të luhet pa tifozë. Federata e Futbollit të Ukrainës njofton se nuk ka ndalime ose kufizime për tifozët në ndeshjen ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj Federate. /Periskopi.com

Shpërndaje në: