Kryetari i VV-së: Jam për një ligë dhe për një kombëtare të përbashkët futbolli
Mbrëmë në Interaktiv të KTV-së ishte i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Ai foli gjatë lidhur me zhvillimet politike, për të cilat ka raportuar edhe Periskopi.
Në fund të intervistës, gazetari e pyeti Ymerin se çfarë mendonte për fitoren e Skënderbeut ndaj Dinamos së Kjevit dhe për paraqitjen që do ta ketë sot Kosova në basketboll përballë Lituanisë. Ymeri është i njohur për urimet dhe përkrahjen që i jep Kombëtares së Shqipërisë dhe injorimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.
Ai tha se i dëshiron sukses Kosovës, por që do të ishte në të mirë të të dyja shteteve që të kishin një kombëtare, e cila do të sillte suksese më të mëdha. Ai ka përmendur suksesin që shënoi Shqipëria në Kampionatin Evropjan – duke shtuar se Kosova nuk do të duhej të formonte fare kombëtaren e saj.



