Neymar, ëndërronte të bëhej “Supermen”: Prej varfërisë të skajshme deri tek jeta luksoze (Foto)
“Ne nuk filluam nga zero … filluam nga minus pesë”. Kështu fillon tregimi i Neymar Sr, i cili tregon kontrast e thellë të jetës së djalit të tij, që dikur ishte shumë i varfër ndërsa sot është lojtari më i shtrenjtë në botë.
Sulmuesi brazilian është transferuar për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar nga Barcelona tek Paris Saitn-Germain, duke e bërë klubin francez të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Rihanna, Tyga, Naomi Campbell, Kardashianët dhe Beckhamët janë vetëm disa prej yjeve botërore që kanë qëndruar në shkallët e stadiumit të skuadrës franceze pas transferimit të Neymarit, transmeton Periskopi.
Por, artikujt e mediave rreth ndejave të shfrenuara dhe jetës sikur të një ylli hollivudian, kanë bërë që shikuesit të pyesin nëse Neymar po i largon sytë nga topi.
Por, shumë shpesh, talenti shkon i paplotësuar pasi gjithnjë e më shumë zero shfaqen në fund të bilancit bankar.
Duke u rritur në Mogi das Cruzes, në periferi të Sao Paulos, jeta e kaluar e kapitenit të Brazilit ishte “mizorie” në fillim.
Kohët ishin aq të vështira për prindërit e futbollistit, nënës Nadine dhe babait, Neymar Sr sa ata nuk mundën të përballonin shpenzimet as edhe një skanim me ultratinguj para lindjes së futbollistit.
Dhe, në moshën katër muajshe, Neymar i mitur mbijetoi mrekullisht duke u hedhur nga një automobil gjatë një përplasje të tmerrshme që e la babanë me një brinjë të thyer.
Si një foshnjë, Neymar kishte jetuar në një shtëpi të vogël me qira dhe pa energji elektrike.
Prindërit e Neymar festuan ditëlindjen e parë, ku nëna e përshkruante zonën si “një lagje shumë e ulët sociale”, duke shtuar “Ne jetuam aty kur ishte një fushave për hedhje të mbeturinave. ”
E gjithë familja – tani me shtimin e foshnjës Rafaella – nuk kishte mundësi përveçse të shkonte në shtëpinë e vogël të gjyshërve të Neymarit, ku gjithçka që kishin ishte një dyshek.
Dhe, ndërsa Neymar i ri zhvilloi aftësitë me top në rrugë, babai i tij punoi tre punë – si një punëtor krahu, një mekanik dhe shitës – vetëm për të mbajtur një çati mbi kokat e të gjithëve.
Neymar në shtëpi të gjyshit duke luajtur me një top
“Kjo nuk ishte shumë kohë më parë, rreth vitit 2000. Ne jetuam atje derisa Neymar u bë një profesionist”, duke folur rreth jetës te babai, Neymar Sr.
“Ne gjithmonë e kemi ndihmuar të ndjekë ëndrrat, që nga mosha shumë e hershme. Si fëmijë, ai donte të ishte gjithçka – Superman, Power Rangers. Ai ishte hiperaktiv dhe ende është”.
Dhe përkushtimi i babait të tij është diçka që Neymar nuk e ka harruar, pavarësisht rritjes së popullaritetit botëror.
Babë e bir
Marrëdhënia e tyre ka qenë e rëndësishme për çdo hap në karrierë. Nuk është rastësi që Neymar mban emrin e babës në fanellë.
Dhe kjo nuk ishte kurrë më e dukshme se sa në një mesazh në Instagram para nënshkrimit me PSG-në, kur Neymar shkroi “Ju përfaqësoj të gjithë miqtë e mi Ti je një nga gjërat më të mira që kam në jetë. Të dua babi!”
Afërsia e patundur e Neymarit me familjen nuk ndalet atje. Ai ka të vizatuar në trup fytyrat e motrës së tij, Raffaelas dh nënës Nadine dhe djalit, Davi Lucca.
Neymar tregon tatuazhet në trup
Neymar dhe e motra, Rafaella
Neymar debutoi si futbollist profesionist te Santosi në moshën 17-vjeçare, pasi nuk e transferoi në moshën 14-vjeçare Real Madridi.
Pas zhgënjimit me Los Blancos, babai nënshkroi një marrëveshje me palën braziliane para se të negociojnë çdo transferim të ardhshëm.
Dhe, kur përfundimisht bëri kalimin në Evropë te Barcelona në vitin 2013, jeta e gjithë familjes ndryshoi përgjithmonë.
Duke vepruar si agjenti i djalit të tij, Neymar Sr fitoi 35 milionë funte duke ndërmjetësuar transferimin – një paradhënie prej 9 milionë funteve para se të merr edhe 26 milionë funte pas finalizimit të marrëveshjes.
Theksojmë se Santos mori vetëm 15 milionë funte për ta zhvilluar dhe edukuar si futbollist. /Periskopi









