Zidane i bindur se do ta shkrijnë disavantazhin e pikëve me Barcelonën
Barcelona e ka pasur një start fantastik këtë edicion në La Liga.
Në 12 javët e para klubi katalunas ka marrë 11 fitore dhe vetëm një barazim duke qenë lider me 34 pikë.
“Nuk e kisha menduar dhe nuk e kisha pritur të kishim 10 pikë disavantazh nga Barcelona në vetëm 12 javë kampionat”.

“Në këtë javë njëra prej dy skuadrave sipër nesh do të humbasë pikë por mua më intereson më shumë që ne të fitojmë ndeshjen tonë”, deklaroi Zidane.
Ai nuk arsyetohet me lëndimet pasi përgjegjësinë për rezultatet e merr mbi vete. /Periskopi



