E pabesueshme në Bundesligë: Përmbyset ndeshja prej 4:0 në 4:4 (Video)

E pabesueshme në Bundesligë: Përmbyset ndeshja prej 4:0 në 4:4 (Video)

Borussia Dortmundi luajti kundër Schalkes, në kuadër të gjiros së 13-të të Bundesligës.

Dortmundi ishte duke fituar me rezultat 4:0 dhe të gjithë menduan se kjo ndeshje u fitua nga ata. Por Schalke, bëri të pabesueshmen dhe barazoi gjithçka, transmeton Periskopi.

Aubameyang hapi serinë për Dortmundin, në minutën e 12, gjashtë minuta më pas Stambouli shënoi në portën e gabuar për 2:0. Gotze dhe Guerreiro shënuan nga një herë për ta thelluar epërsinë në 4:0.

Serinë për Schalke e hapi Burgstaller në minutën 61, për ta ngushtuar më pas epërsinë morokeni Harit. Në minutën 72 Aubameyang shkaktoi një faul dhe kështu ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.

Caliguri në minutën e 86, shënoi për 4:3. Ndërsa për të kompletuar rikthimin u përkujdes braziliani, Naldo, në minutën e katërt shtesë. /Periskopi

Videon mund ta shihni më poshtë:

http://www.dailymotion.com/video/x6ak6qh

Shpërndaje në: