Ronaldo te PSG, angazhon agjentin e tij për të hapur bisedimet

Ronaldo te PSG, angazhon agjentin e tij për të hapur bisedimet

Mediat spanjolle kanë raportuar gjatë ditës se ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i hapur për tu larguar nga Mbretërit për tu transferuar te Paris Saint-Germain dhe për këtë lëvizje ka angazhuar agjentin e tij.

Dashuria mes Ronaldos dhe Real Madridit duket se po venitet dhe çdo ditë e më shumë po shihet fundit i kësaj romance.

Kjo pasi mediumet spanjolle gjatë ditës kanë raportuar se sulmuesi portugez e ka aranzhuar agjentin e tij të shikoj për një largim të tij nga Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit DiarioGol, Ronaldo i ka thënë agjentit të tij, Jorge Mendes, të hapë bisedimet me francezët e Paris Saint-Germainit.

Portugezi thuhet se dëshiron ose një rritje page në Real Madrid ose mundësinë për tu larguar pa incidente në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, ky opsioni i dytë nuk i pëlqen aspak presidenti Florentino Perezit dhe nuk ka ndërmend të japë pa marr maksimumin nga ai.

Ronaldo dëshiron të mbajë opsionet e tij të hapura dhe PSG besohet të jetë skuadra e vetme e aftë për të qenë në gjendje të financojë një lëvizje për 32-vjeçarin.

Muajt e kaluar është përfolur edhe për një transferim të tij tek gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea, por deri më tani gjithçka ka mbetur në kuadër të thashethemeve.

Shpërndaje në: