Pesë golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës
Shifra më e lartë e golave të shënuar nga një futbollist arrinë në pesë.
Këtë shifër e kanë arritur sulmuesi i Besës, Qemail Elshani dhe anëtari i Drenicës, Granit Arifaj.
Kuotën e katër golave e ka arritur sulmuesi i Ferizajit, Shkëmbim Salihu, ndërsa nga tre gola kanë shënuar Behar Maliqi i Feronikelit dhe John John i Trepçës ’89. /Periskopi.com



