Ja arsya se pse shuhet shpresa e fundit e kombëtares italiane për kualifikim në botëror
Presidentja e komisionit të ligjit në Peru, Paloma Noceda njoftoi se do të tërheqë projektligjin që, sipas të gjithë ekspertëve, vë në rrezik pjesëmarrjen e ekipit kombëtar peruan në Kupën e Botës 2018.
“Me përpjekje dhe zemër, qëllimi i kualifikimit në Kupën e Botës u arrit. Projektligji do të tërhiqet”, shkruan Noceda në Twitter, transmeton Periskopi.
Kombëtarja e Perusë
Kjo e fundit ka paralajmëruar se në rast të miratimit të ligjit, atëherë Peru nuk do të mund të mund të llogarisë në pjesëmarrje në Kupën e Botës.Kjo do të nënkuptonte se Italia ose Kili do të merrnin pjesë në botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në shtetin rus.Theksojmë se federata peruane është në kaos të vërtetë pasi që postin e presidentit e pretendojnë dy persona, Edwin Oviedo dhe Fuerza Popular.
Ndryshe, tashmë janë bërë të ditura 32 skuadrat që do të mund t’i shohim në botërorin e vitit të ardhshëm. /Persikopi




