Milani shkarkon Montellën – ky është trajneri i ri
Vicenzo Montellan ishte deri më sot trajner i Milanit por Milan e shkarkon atë duke e zëvendësuar me Gennaro Gattuson
Posti i Montellas ka qenë vazhdimisht i kërcënuar si pasojë e rezultateve të dobëta të skuadrës, ndërsa pas barazimit ndaj Torinos, klubi e ka liruar nga detyra.
“Milani bën të ditur se e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit të ekipit të parë”.
“Posti i trajnerit i është besuar Gennaro Gattusos, i cili e braktis postin e trajnerit të Primaveras dhe ia urojmë dëshirat më të mira”, thuhet në një njoftim të klubit të postuar në Twitter.
#ACMilan comunica l’esonero di @VMontella dall’incarico di allenatore della Prima Squadra. La conduzione tecnica è affidata a Gennaro Gattuso, che lascia il suo incarico di allenatore della Primavera, e al quale rivolgiamo i più calorosi auguri di buon lavoro
— AC Milan (@acmilan) November 27, 2017




