PSG insiston për Bacca

PSG insiston për Bacca

Kolumbiani është në shënjestër të kampionit të Francës kohëve të fundit.

The Sun shkruan se francezët do të tentojnë transferimin e sulmuesit në afatin kalimtar të janarit.

Largimi i Zlatan Ibrahimovic ka lënë një zbrazëtirë jo të vogël në skuadrën e drejtuar nga Laurent Blanc, edhe pse sulmuesi Edinson Cavani është në formë të mirë.

Bacca mund të joshet për të kaluar në Francë për shkak se PSG merr pjesë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk e ka edhe Milani. /Periskopi.com

Shpërndaje në: