Lionel Messi thyen një rekord negativ
Yllit të Barcelonës, Lionel Messit nuk po i ecën mirë kohëve të fundit. Ai nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit.
Kjo, argjentinasit nuk i ka ndodhur asnjëherë në shtatë vitet e fundit. Ndërsa u prit të ndalët në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias në Mestalla, por nuk ndodhi. Edhe pse, ai shënoi një gol të rregullt, gjyqtarët nuk e pranuan atë, transmeton Periskopi.
Megjithatë, Messi është në vendin e parë në La Liga në listën e golashenuesve më të mirë, me gjithsej 12 gola të shënuar në 13 ndeshje. /Periskopi



