Mediat evropiane: Liverpooli 78 milion euro gati për yllin e Lazios, Man United me një surprizë, Iniesta dëshiron këtë
Manchester United lidhet me një tranfserim surpirzë të lojtarit të Evertonit, ndërsa Liverpool po e përgatit një ofertë për yllin e Lazios, si zëvendësim të Emre Canit, gjithnjë sipas gazetave evropiane.
Djajtë e kuq, janë duke bërë një ofertë surprizë, për talentin e Evertonit, Henry Onyekuru. Nigeriani iu bashkangjit Evertonit në verën e kaluar nga skuadra belge, Eupen. Por menjëherë, u huazua te Anderlecht.

Që prej huazimit në Belgjikë, Onyekuru, është në një form të lartë, dhe është duke u përcjellur nga Barcelona dhe Manchester United, raportojnë mediat belge, transmeton Periskopi.

Ndërsa, Liverpooli lidhet me një kalim të sërbit, Sergej Milinkovic-Savic që shihet si zëvendësues i Emre Canit.
Tuttosport raporton se, Emre Can i ka pranuar kushtet e kontratës së Juventusit, në verën e ardhshme. Dhe Liverpool ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Lazios.
22 vjeçari, që kërkohet edhe nga Juventus, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime këtë sezon për Lazion, dhe skuadra angleze ka vënë çmimin prej 78 milion eurove për sërbin.
Dhe të tjera:
Juventus është i interesuar për Alessio Romagnoli të Milanit. Për lojtarin është e intersuar edhe Chelsea (Calciomercato)
Inter do të bëje një garë me Chelsean për shërbimet të riut të Hamburgut, sulmuesit, Jann-Fiete Arp (SportBild)
Barcelona mendon që të bëjë një ofertë të guximshme për Leonardo Bonuccin, por Milan do të negociojë vetëm nësë në ofertë futet edhe Gerard Pique (Don Balon)
Real Madrid kërkon një sulmues dhe një portjer, me Neymar dhe Mauro Icardin që janë të lidhur me një kalim të mundshëm te madrilenët në Janar (Mundo Deportivo)
Superylli i Barcelonës, Andres Iniesta, insiston që La Liga ka nevojë për teknologjinë e golit sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që u anulua një gol i rregullt i Messit, gol që ishte top lajm në mediumet botrore pasi që topi kaloj gati një metër vijen (Marca) /Periskopi



