Griezmann: Mendoja se Simeone po shkon te ky klub i madh

Griezmann: Mendoja se Simeone po shkon te ky klub i madh

Sulmuesi francez thotë se mendonte që strategu argjentinas do të largohej në këtë verë për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Ai shton se ka nevojë të punojë ende me Simeonen dhe se i gjithë klubi ka nevojë për të.

“Unë isha në Kampionatin Evropian në Francë kur thuhej se marrëveshja pothuajse ishte arritur që Simeone të shkonte te Paris Saint-Germain”, deklaroi Griezmann.

“Kisha frikë se ai nuk do të jetë këtu. Unë ende kam nevojë të punoj me të, të mësoj prej tij. Atletico ka nevojë për të”.

“Ai më tha se do të qëndronte në klub dhe duke folur me mua sqaroi se gjithçka ishte në rregull. Kjo bisedë më siguroi mua se ai do të qëndronte”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: