“Arsenali i “pamposhtur” i vitit 2004 do ta mundte Cityn e Guardiolas”
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole, ka thënë që Arsenali “i pamposhtur” i vitit 2004, kur e fitoi titullin e Premier Ligë pa asnjë humbje, ishte më i mirë se Manchester City i tanishëm.
Anglezi tha që, Chelsea është ende në garë për titullin kampion dhe që Arsenali “i pamposhtur” në të cilin bëri pjesë edhe ai, do ta mposhte ekipin e Guardiolës, raporton ESPN, transmeton Periskopi.
“Gara e titullit kampion të Anglisë ende nuk ka përfunduar, Manchester City është në formë të lartë. Por lojtarët nuk dorëzohen kurrë. Chelsea është kampion aktual dhe do të bëjë gjithçka që të fitojë këtë titull presitgjoz”, shtoi Ashley Cole.
Aktualisht City është në vendin e parë, dhe ka vetëm një barazim në Premier Ligë. Mbetet të shihet nëse në fund të sezonit, do të arrijnë rekordin e Arsenalit duke mos e pësuar asnjë humbje të vetme. Arsenali i Wenger, e kishte thyer në vitin 2004, rekordin që e kishte pasur Nottingham Forest i Brian Clough. /Periskopi



